Rritet në 188 numri i personave që janë arrestuar pasi janë përcaktuar si përgjegjës në hetimet e kryera lidhur me ndërtesat e shembura në tërmetet me qendër në Kahramanmaraş ose lidhur me ndërtesat në të cilat janë përcaktuar ndryshime në kundërshtim me zonën e ndërtimit, raporton Anadolu.

Sipas informacionit që ka siguruar gazetari i AA-së, mësohet se 626 të dyshuar janë përcaktuar në hetimet e pavarura të filluara nga prokuroritë lidhur me ndërtesat e shembura në tërmetet e 6 shkurtit.
Nga personat e kapur, 188 prej tyre janë dërguar në gjykatë dhe janë arrestuar ndërsa është vendosur zbatimi i masës së kontrollit për rreth 218 të dyshuar. Po ashtu janë lëshuar urdhër-ndalimi për 69 të dyshuar dhe urdhër-arresti për 63 persona.

Në hetimet ku ende 4 persona mbahen në arrest, është përcaktuar se 16 të dyshuar nuk jetojnë më, ndërsa 5 të dyshuar janë jashtë vendit.

Më tej thuhet se janë liruar 63 të dyshuar të cilët kanë dhënë dëshminë e tyre.

– Hetimet lidhur me vjedhjet

Prokuroritë vazhdojnë hetimet lidhur me ngjarjet e vjedhjeve që janë shënuar në rajon pas tërmeteve.

Në kuadër të kësaj janë identifikuar 306 të dyshuar lidhur me 379 ngjarje. Gjithashtu thuhet se 197 të dyshuar janë arrestuar në gjykatat ku janë paraqitur, ndërkohë ndaj 37 të tjerëve është dhënë vendim për kontroll gjyqësor.

Teksa janë lëshuar urdhër-ndalime për 29 të dyshuar, 10 persona janë liruar pas deklarimeve të tyre.

Ndërkohë 11 persona ende janë nën arrest.

Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re