Numri i të vdekurve nga tërmeti që goditi rajonin e Egjeut të Turqisë u rrit në 49, njoftoi Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) e vendit.

Agjencia tha që deri në këto kohë, ka pasur 850 pas-tronditje, prej të cilave 40 më të forta se 4 ballë.

Aktivitetet e kërkimit dhe shpëtimit po vazhdojnë në provincën bregdetare të Izmirit.

Të paktën 896 njerëz janë lënduar nga tërmeti me magnitudë 6,6 që të premten tronditi Izmirin.

Gjithsej 682 viktima janë lëshuar nga spitalet, ndërsa 214 janë ende duke u mjekuar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re