Skip to content

Turqi: Shoferi i autobusit ndërron rrugë për pasagjeren e sëmurë

turska autobus 8maj22

Një shofer autobusi në lagjen Inegol, në qytetin turk të Bursas, ka ndryshuar rrugën për të transportuar një pasagjere të sëmurë në spital, raporton AA.

Meral Y., 38 vjeçe, e cila hipi në autobus në linjën Alanyurt – Inegol u sëmur papritur.turska autobus3 8maj22

Shoferi i autobusit Niyazi Ates e vuri re këtë dhe ndryshoi rrugën për të transportuar pasagjeren në një spital në Inegol.

Meral Y. i është dhënë ndihma mjekësore dhe gjendja e saj shëndetësore është e mirë.

Kryetari i Bashkisë së Inegolës, Alper Taban, ka uruar shoferin e autobusit për këtë gjest.

“Urime. Urime Niyazi Ates i cili ndryshoi rrugën të transportuar pasagjerin e sëmurë në spital,” tha Taban. /tesheshi.com/