Ekipet e shpëtimit arritën të shpëtojnë një grua dhe më pas një mace nga rrënojat e një ndërtese në Hatay, 116 orë pas tërmeteve shkatërruese që goditën rajonet jugore të Turqisë.

Ekipet e shpëtimit kishin shpëtuar më parë gruan Hulya Bayrak dhe më pas dëgjuan zhurmën e një maceje nën rrënoja dhe vazhduan operacionin për ta shpëtuar.

Momenti kur u nxorr macja, të cilën shpëtimtarët e quajtën “Huligan” dhe e vendosën në automjetin e tyre, u prit me duartrokitje.

Dy tërmete shkatërruese me magnitudë 7.7 dhe 7.6 të shkallës Rihter goditën të hënën pjesët jugore të Turqisë me epiqendër në Kahramanmaras dhe ekipe të shumta shpëtimi po punojnë ende me zell për të kërkuar dhe shpëtuar njerëzit e bllokuar në rrënojat e ndërtesave.

Sipas të dhënave të fundit të publikuara, vetëm në Turqi numri i të vdekurve ka kaluar shifrën 20,000 dhe tani

shkon në 20,213. Të paktën 3,553 njerëz vdiqën në Siri. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re