Teravitë, namazi i veçantë i mbrëmjes gjatë muajit të shenjtë musliman të Ramazanit, nuk do të lejohet në xhamitë në Turqi, deklaroi kryetari i Çështjeve Fetare të Turqisë (Diyanet), Ali Erbaş.

“Si rezultat i vlerësimeve dhe konsultave shumëplanëshe me organet e autorizuara të shtetit tonë, veçanërisht Ministrinë e Shëndetësisë, ne vendosëm që është më e përshtatshme të kryejmë namazin e Teravisë në shtëpitë tona sesa në xhami në kushtet aktuale (të pandemisë)”, tha Erbaş gjatë një tubimi në kryeqytetin Ankara.

Erbaş tha se ai do të dëshironte që muslimanët të kishin “shijuar atë gëzim” të kryerjes së namazit të Teravisë kolektive në xhami.

“Megjithatë, për shkak të pandemisë së koronavirusit… ne do të kryejmë namazin tonë të Teravisë në shtëpi siç bëmë vitin e kaluar. Sigurisht që është e dhimbshme dhe e trishtueshme, por shëndeti është shumë i rëndësishëm”, tha ai.

Turqia ka njoftuar kthimin e orës policore gjatë fundjavës përveç kufizimeve të tjera.

Gjatë Ramazanit, i cili do të fillojë më 13 prill, bizneset si restorantet dhe kafenetë do të jenë të hapura vetëm për shërbimet merr dhe shko dhe porositë.

Ai theksoi se kjo periudhë duhet të shihet si një mundësi për forcimin e lidhjeve familjare dhe për të praktikuar “bukuritë shpirtërore të Ramazanit” me anëtarët e familjes në shtëpi.

Erbaş tha se në rast se shfaqet një mundësi për të kryer namazin e Taravisë në xhami, bazuar në situatën e fundit shëndetësore, qytetarët do të informohet “menjëherë”.

Ai rikujtoi se vaksina kundër COVID-19 nuk e prishë agjërimin gjatë Ramazanit.