Pjesëtarët e organizatës terroriste PYD/PKK në Afrin, kanë realizuar një sulm me raketë në qytetin Kilis të Turqisë.

Terroristët në zonën rurale të Afrinit kanë lëshuar raketë në lagjen Shih Mehmet të Kilisit. Raketa e cila goditi dhe shpërtheu në një fushë ulliri, nuk shënoi lëndime në njerëz dhe as dëme në pronë, shkruan aa. Trupat e Forcave të Armatosura Turke (TSK) të vendosura në kufi iu përgjigjën terroristëve në Afrin, duke gjuajtur në objektivat e tyre me obusë të tipit Stuhia.

Në anën tjetër, që nga fillimi i Operacionit “Dega e Ullirit” më 20 janar e deri më tani, në Kilis janë shkrepur 20 raketa, ku si pasojë kanë humbur jetën 21 persona, 2 prej tyre me prejardhje nga Siria.//

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re