Skip to content

Turqi, vazhdon fikja e zjarreve në Manavgat

Në rrjedhë janë aksionet e fikjes së zjarreve pyjore prej ajri dhe toke në rrethin Manavgat të provincës turke Antalya.

Ekipet janë duke dhënë përpjekje të madhe për të kontrolluar zjarrin pyjor i cili shpërtheu më 28 korrik në këtë rreth.

Gjatë natës ekipet vazhduan punimet për fikjen e zjarrit nëpërmjet cisternave dhe automjeteve zjarrfikëse. Ndërkohë, edhe nga ajri vazhdon intervenimi.

Zjarret pyjore gjithashtu ndikuan edhe te kafshët e egra.

Një punonjës i komunës, Yusuf Aydın, i cili merr pjesë në punimet e fikjes, tha se kafshë si kameleoni, lepuri dhe breshka janë larguar nga pylli.