Kryeministri Edi Rama i ka hedhur poshtë deklaratat e një ish-admirali turk që tha se Ankaraja zyrtare ndikoi në anulimin e marrëveshjes së detit të 2009 mes Tiranës dhe Athinës. Rama u shpreh se kjo është e pavërtetë duke e quajtur median kazan.

“Mos gabohem këtu, se fjala kazan vjen nga turqishtja, kështu që kazani nuk është ekskluzivisht nuk është shqiptar, nuk ka vetëm në Shqipëri, por edhe Turqi, Greqi.

Një kazan në Greqi flitej për një marrëveshje për t’i falur Turqisë Pashalimanin me synim që të bënim ndonjë agresion natën, ndërkohë që Greqia ishte në gjumë, kuptohet.

Broçkulla të tilla ka sa të duash. Kishte edhe një kazan në Angli që thoshte shqiptarët hanë mish ariu në restorante, në Shqipëri arinj ka sa të dush por nuk i kemi për shitje, i kemi në proces dialogu”, deklaroi kryeministri.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re