Në operacionet anti-terroriste në Turqi të kryera nga 8 deri në 15 janar u neutralizuan 19 terroristë, dy prej të cilave u vranë, nëntë u kapën dhe tetë u dorëzuan, raporton AA.
Ministria e Brendshme e Turqisë bëri të ditur se forcat e saj të sigurisë kanë kryer 1.299 operacione në këtë periudhë.
Për shkak të dyshimeve se kanë ndihmuar terroristët e PKK-së janë arrestuar 183 persona dhe 71 për shkak të dyshimit për lidhje me organizatën terroriste DEASH. Në kuadër të luftës kundër organizatës terroriste FETO u ndaluan 721 persona kurse në luftën kundër organizatave të majta terroriste 11 njerëz.
Midis terroristëve të neutralizuar janë 6 pjesëtarë të DEASH-it.
Pjesëtarët e forcave turke të sigurisë në operacionet e kryera në Batman, Bitlis, Dijarbakir, Hakkari, Mardin, Mus, Sirnak, Siirt, Tokat, Van dhe Tunceli, shkatërruan 79 baza, strehimore dhe shpella si dhe 19 mjete shpërthyese.
Poashtu u konfiskuan mbi një ton materiale që përdoren për prodhimin e eksplozivëve, 30 granata dore, 24 armë dhe 3.682 municione.
Në luftën kundër narko-mafisë janë kryer 3.150 operacione në të cilat u konfiskuan pothuajse dy ton marijuanë, 698 kilogramë heroinë, 19 kilogramë kokainë dhe sasi të mëdha të drogave të tjera.
Forcat turke vazhdojnë luftën kundër migracionit të paligjshëm. Në këto operacione u kapën 4.612 persona, nga të cilët 505 në zonën detare, të cilët u përpoqën të kalonin ilegalisht kufijtë. Me këtë rast u arrestuan 77 persona të dyshuar për organizimin e kalimeve të paligjshme.//

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re