Ministria e Mbrojtjes Kombëtare (MSB) njoftoi se Forcat Ajrore të Turqisë iu përgjigjën avionëve grekë që përpiqeshin të pengonin fluturimet e NATO-s në Detin Egje.

Në deklaratën e Ministrisë thuhet se është kryer një mision i përbashkët për misionin e planifikuar “NATO NEXUS ACE Ege”, me 14 F-16 që i përkasin Forcave Ajrore të Turqisë, një HİK, një cisternë KC-135 dhe një avion për kërkim-shpëtim CASA dhe avioni E3-A AWACS i NATO-s”.

Në deklaratë thuhet se Urdhri i Misionit Ajror (ATO) është dhënë 24 orë përpara për këtë mision dhe aleatëve të NATO-s u është dhënë informacioni i nevojshëm.

“Avionët grekë u përpoqën edhe një herë të pengojnë fluturimin e NATO-s, por Forcat tona Ajrore u përgjigjën. F-16 nga 5 baza ajrore të veçanta që i përkisnin Greqisë provokuan avionët tanë. Pavarësisht përpjekjeve të avionëve grekë për të penguar misionin e NATO-s, avionët tanë vazhduan të fluturonin për përfundimin e misionit me sukses. Avionët tanë F-16 të cilët u ngritën nga Dalamani dhe Akhisari, vepruan si interceptues dhe iu përgjigjën avionëve grekë. Avionët tanë përfunduan me sukses misionin e NATO-s NEXUS ACE dhe u kthyen të sigurtë në bazat e tyre”, thuhet në deklaratë.

Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re