Zëdhënësi i Qeverisë së Turqisë Bekir Bozdag bëri një deklaratë pas takimit të Këshillit të Ministrave.
Bozdag tha që Turqia do të shpallë ditë zie për tri ditë radhazi me qëllim që të nderohen viktimat e popullit Palestinez. Gjithashtu ai theksoi që Palestinezët janë në duart e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Ngjarjet e sotme kanë treguar se palestinezët tani janë në duart e Shteteve të Bashkuara, dhe sot do të jetë një e hënë e përgjakshme dhe do të jetë një e hënë e zezë përsa i përket muslimanëve dhe vendeve islamike. U vendos që të jetë në solidaritet me palestinezët dhe të shpallet zi për tri ditë me qëllim që të nderohet populli Palestinez”. tha Bozdag
Më tutje ai tha që Jerusalemi do të vazhdoj të jetë kryeqyteti i Palestinës dhe që të gjithë ato shtete që janë në mbrojte të shtetit terrorist duhet të largohen nga Jerusalemi.
“Shteti terrorist i Izraelit dhe SHBA që mbron këtë shtet terrorist dhe ata që e mbështesin atë, do të duhet të largohen nga Jerusalemi. Historia dhe statusi shpirtëror i Jeruzalemit nuk do të ndryshojë, Jerusalemi do të vazhdojë të jetë kryeqyteti i një shteti të pavarur palestinez siç ka qenë që nga etërit”, tha zëdhënësi i qeverisë turke Bozdag.