Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavushoglu, në një bisedë me ministrin e Jashtëm të Azerbajxhanit, Jeyhun Bayramov tha se dënojnë ashpër sulmin tradhtar ndaj ambasadës së Azerbajxhanit në kryeqytetin e Iranit, Teheran, dhe se “ndodhen gjithmonë pranë Azerbajxhanit”.

Në një njoftim nga Ministria e Jashtme thuhet se ministri Çavushoglu zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij azerbajxhanas, Bayramov.

Çavushoglu ka dënuar në mënyrën më të ashpër sulmin tradhtar ndaj ambasadës së Azerbajxhanit në Teheran dhe ka theksuar se “ndodhen gjithmonë pranë Azerbajxhanit”.

Ai shprehu ngushëllimet për punonjësin e ambasadës që ka humbur jetën në sulm dhe ka uruar shërim të shpejtë për të plagosurit.

“Azerbajxhani nuk është kurrë vetëm”

Në një postim nga llogaria e tij në Twitter, Çavuşoğlu tha: “Dënoj ashpër sulmin tradhtar ndaj ambasadës së Azerbajxhanit në Teheran. Uroj mëshirën e Allahut mbi vëllezërit tanë dëshmorë, shpreh ngushëllimet e mia për të afërmit dhe u uroj shërim të shpejtë të plagosurve. Azerbajxhani nuk është kurrë vetëm”.

Ndaj ambasadës së Azerbajxhanit në Teheran është kryer sulm i armatosur rreth orës 08:30 me orën e Bakusë, ku si pasojë e sulmit humbi jetën shefi i sigurimit të ambasadës dhe u plagosën 2 punonjës të tjerë sigurie.

Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re