Ministria e Jashtme e Turqisë ka dënuar ashpër sulmet ajrore të Izraelit kundër Rripit të Gazës dhe ka theksuar se ngjarjet duhet të përfundojnë menjëherë para se të kthehen në një spirale konflikti.

Ministria turke bëri një deklaratë me shkrim lidhur me sulmet ajrore që Izraeli ka ndërmarrë në Rripin e Gazës.

“Ne e konsiderojmë të papranueshme që civilët përfshirë fëmijët, të humbasin jetët e tyre në sulme. Jemi thellësisht të shqetësuar për tensionin e rritur në rajon pas sulmeve. Theksojmë nevojën për t‘i dhënë fund menjëherë këtyre ngjarjeve para se ato të kthehen në një spirale të një konflikti të ri dhe bëjmë thirrje për vetëpërmbajtje dhe sens të përbashkët”, thuhet në deklaratën e ministrisë turke ku sulmet ajrore dënohen ashpër.

Ushtria izraelite ka deklaruar se ka goditur qendrat që i përkasin Lëvizjes së Xhihadit Islamik në Rripin e Gazës nën bllokadë.

Në një deklaratë nga Ministria palestineze e Shëndetësisë thuhet se në sulmet e Izraelit kundër Gazës humbën jetën 10 palestinezë, përfshirë një fëmijë 5-vjeç ndërsa janë plagosur 55 persona të tjerë.

Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re