Turqia dënoi sulmet me mjetet ajrore pa pilot dhe raketa që ndodhën në mëngjes në disa pika në Arabinë Saudite.

Në një deklaratë me shkrim të Ministrisë së Punëve të Jashtme së Turqisë, shkruhet: “Dënojmë sulmet e kryera me dronë dhe raketa në shumë pika mëngjesin e 20 marsit në Arabinë Saudite.”

Ndërkohë që në deklaratë nënvizohet: “Këto akte terroriste, të cilat synojnë të prishin paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë dhe janë kundër ligjit ndërkombëtar, nuk janë në asnjë mënyrë të pranueshme”, theksohet se Turqia është në solidaritet me Arabinë Saudite kundër sulmeve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re