Ushtritë e Turqisë dhe Azerbajxhanit janë duke zhvilluar stërvitje të përbashkëta, në përputhje me marrëveshjen për bashkëpunimin ushtarak, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit përmes një deklarate.

“Stërvitjet me pjesëtarë të reparteve të ndryshme ushtarake, pajisjeve luftarake dhe speciale inxhiniero-xhenierike, si dhe automjete të aviacionit ushtarak të Ushtrisë së Azerbajxhanit dhe Forcave të Armatosura Turke po mbahen në qytetin Baku, si dhe në zona të territorit të Astara, Jabrayil dhe Imishli”, thuhet në deklaratë.

Të dy ushtritë po kryejnë stërvitje dhe detyra të ndryshme duke përdorur metoda moderne luftarake, duke “përdorur artileri, aviacion dhe mjete të tjera të trupave në operacionet ushtarake, organizimi i aktiviteteve të tyre në ndërveprim, ndërtimi i urave ponton për të mundësuar kalimet mbi lumenj, zbarkimi i parashutistëve në thellësi të armikut imagjinar”.

“Në stërvitjen e përbashkët fokusi kryesor ishte sigurimi i koordinimit luftarak gjatë ndërveprimit të trupave, përmirësimi i menaxhimit, shkëmbimi i përvojës dhe rritja e profesionalizmit të personelit”, përfundon deklarata.

Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re