Presidenti Recep Tayyip Erdogan, gjatë bisedës së tij me Mbretin Abdullah II i Jordanisë tha se ngjarjet në Palestinë me ndërhyrjen e Izraelit gjatë Ramazanit ishin trishtuese dhe shqetësuese.

Presidenti Erdogan zhvilloi një bisedë telefonike me Mbretin Abdullah II i Jordanisë.

Erdogan tha në një postim në llogarinë e tij në rrjetet sociale se i uroi të shkuara Mbretit Abdullah për ndërhyrjen mjekësore që pati, ndërsa i uroi shëndet dhe mirëqenie.

Kreu i shtetit turk vuri në dukje se ngjarjet në Palestinë me ndërhyrjet izraelite gjatë Ramazanit shkaktuan trishtim dhe ankth.

“Mbreti Abdullah dhe unë ramë dakord të bashkëpunojmë ngushtë si Turqia dhe Jordania për hapat që duhen ndërmarrë për të arritur paqen në rajon”, tha ai.
Burimi: Trt Shqip

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re