Turqia dhe Katari kanë nënshkruar 11 marrëveshje të reja gjatë takimit të tetë të Komitetit të Lartë Strategjik të tyre në Istanbul.

Marrëveshjet mbulojnë disa fusha, përfshirë diplomacinë, median, kulturën dhe menaxhimin e fatkeqësive dhe emergjencave.

Takimi i Komitetit të Lartë Strategjik Turqi-Katar u kryesua nga presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan dhe emiri i Katarit, Tamim bin Hamad Al-Thani.

Dy liderët më herët zhvilluan bisedime kokë më kokë mbi çështjet dypalëshe dhe rajonale.

Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re