Ministria e Mbrojtjes e Turqisë njoftoi se vendi ka nënshkruar dy marrëveshje të rëndësishme ushtarake me Libinë.

Ministri i Mbrojtjes i Turqisë, Hulusi Akar, u takua dje në Istanbul me kryeministrin dhe njëherësh ministrin e Mbrojtjes së Libisë, Abdul Hamid Dbeibeh.

Të dy zyrtarët nënshkruan një marrëveshje për rritjen e efikasitetit të Forcave Ajrore Libiane dhe trajnimin e pilotëve libianë, thuhet në deklaratën e ministrisë.

“Protokolli tjetër shtesë i nënshkruar synon përmirësimin e marrëdhënieve ekzistuese ushtarake midis Türkiye-s dhe Libisë”, thuhet në deklaratë.

Përpos kësaj, ministri Akar zhvilloi bisedime me homologët e tij nga Azerbajxhani, Pakistani, Kuvajti dhe Mbretëria e Bashkuar në margjina të panairit të industrisë së mbrojtjes “SAHA Expo” që mbahet në Istanbul.

Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re