Turqia dhe Pakistani kanë nënshkruar një marrëveshje tregtare që synon të arrijë objektivin për të çuar tregtinë dypalëshe në 5 miliardë dollarë.

Ceremonia e nënshkrimit u mbajt në kryeqytetin Islamabad të Pakistanit, ku morën pjesë kryeministri Shehbaz Sharif dhe zyrtarë të tjerë të lartë.

‘Marrëveshja e Tregtisë së Mallrave’ u nënshkrua nga ministri i Tregtisë së Pakistanit, Syed Naveed Qamar dhe ministri turk i Tregtisë, Mehmet Muş.

Muajin e kaluar, kabineti i Pakistanit miratoi marrëveshjen tregtare të rënë dakord nga të dy vendet gjatë vizitës së kryeministrit Sharif në Ankara në muajin qershor.

Sipas marrëveshjes, Turqia do t’i japë Pakistanit koncesione për 261 linja tarifore, përfshirë zero tatime për 123 artikuj.

Islamabadi, nga ana tjetër, do t’i japë koncesione Türkiye-s në 130 linja tarifore.

Duke folur në ceremoni, kryeministri Sharif e quajti nënshkrimin e marrëveshjes një “pikë historik në marrëdhëniet historike dhe vëllazërore” midis Islamabadit dhe Ankarasë.

“Sot kemi nënshkruar Marrëveshjen e Tregtisë së Mallrave, e cila do të hapë shumë mundësi mes dy vendeve tona të mëdha vëllazërore. Kapaciteti ynë është përtej imagjinatës së kujtdo dhe angazhimi ynë është i jashtëzakonshëm. Prandaj, nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje do të çonte në arritjen e majave shumë më të larta në drejtim të rritjes së tregtisë dhe investimeve midis dy vendeve tona”, tha Sharif.

Gjatë vizitës së tij në Ankara, Sharif e quajti tregtinë e Pakistanit me Turqinë “të pamjaftueshme”, ndërsa presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, konfirmoi se të dy palët kanë vendosur një objektiv për të rritur tregtinë dypalëshe në 5 miliardë dollarë në tre vitet e ardhshme.

Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re