Skip to content

Turqia dhe Rusia, zyrtarisht në patrullim në verilindje të Sirisë

dd3d0b88cadf442b9ed5dfa3087014b3 18

Trupat turke dhe ato ruse filluan patrullimet e përbashkëta tokësore në verilindje të Sirisë, si pjesë e marrëveshje midis dy vendeve.

Rusia i ka thënë Turqisë që YPG-ja u largua nga rripi i zonës së lirë, një javë pasi Ankaraja dhe Moska ranë dakord të largonin luftëtarët e YPG nga zona.

Takimi mes liderëve të të dyja vendeve dakordësoi evakuimin e luftëtarëve kurd nga e ashtuquajtura “zonë sigurie” në anën siriane të kufirit.

Turqia nisi një operacion ndërkufitar më 9 tetor kundër forcave militante kurde të YPG-së duke marrë nën kontroll afro 30 km territor përgjatë kufirit.