Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Turqisë, ambasadorëve të shteteve të rajonit, si të Jordanisë, Irakut, Libanit, Katarit, Kuvajtit dhe Arabisë Saudite, do t’i informojë në lidhje me operacionin “Dega e Ullirit”.
Sipas informacioneve nga burimet diplomatike, zëvendës sekretari ambasadori Sedat Önal, do t’i informojë ambasadorët e shteteve fqinje me Sirinë, në lidhje me operacionin “Dega e Ullirit”, shkruan aa. Ndërkohë edhe dje shefat e misionit të shteteve anëtare të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB), SHBA, Rusi, Angli, Francë, Kinë si dhe të Iranit në Ankara ishin thirrur në Ministrinë e Jashtme për t’u informuar në lidhje me operacionin./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re