Turqia është një faktor kyç për sigurinë në Evropë. Dhe në këtë mënyrë duhet ta shohin edhe udhëheqësit e Evropës dhe Amerikës. Ishte kjo thirrja e e kryeministrit Edi Rama nga forumi botëror i Stambollit teksa përballë kishte presidentin turk Rexhep Taip Erdogan.

 

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

Është me shumë me rëndësi që t’u thuhet qartë dhe me zë të plotë miqve tanë europianë dhe amerikanë se në Europën Juglindore dhe veçanërisht në Ballkanin Perëndimor, Turqia nuk është një fuqi e tretë, nuk është një tjetër “i huaj” në pjesën tonë të Europës. Turqia është një fuqi rajonale dhe për rajonin tonë, për Ballkanin Perëndimor është vendimtare. E vërteta është se sistemi ndërkombëtar europian që ka hedhur bazat për sistemin ndërkombëtar të shekullit XX nuk ka arritur të bëjë pjesë të saj dy aktorë shumë të rëndësishëm të kontinentit tonë, Turqinë nga njëra anë dhe Rusinë nga ana tjetër.

 

 

Më kritik ishte më Bashkimin Evropian. E quajti të paaftë për të bashkëpunuar me një vend që vazhdon të tregojë se ruajtja e sigurisë në Evropë dhe përtej saj është thelbësore për Turqinë dhe presidentin e saj.

 

 

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

Paaftësia e Europës për të punuar me ata që janë ndryshe dhe janë të vendosur “ndryshe” nga modeli standard i shteteve të saj anëtare, ka penguar në fakt një model gjithëpërfshirës të sigurisë europiane. Në mënyrë që të angazhohet me Turqinë në mënyrë më kuptimplotë BE duhet të shkojë përtej të menduarit për partneret dhe fqinjët përmes prizmit të zgjerimit sepse si rezultat, ajo që kemi parë është që BE-ja ka mbetur me një sens të kufizuar të pavarësisë së saj strategjike e cila sillet rreth modeleve normative të rregullave, normave dhe qeverisjes.

 

 

Meritën për mos-lënien e Turqisë jashtë tryezave që diskutojnë çështjet më emergjente të kohës si kriza energjitike, ushqimore apo siguria, ia njohu presidentit francez Emmanuel Macron dhe jetësimit të idesë për krijimin e komunitetit politikan evropian.

 

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

Pavarësisht optikës së tyre karshi çështjeve botërore apo politikës së jashtme të tyre, për t’u ulur rreth së njëjtës tryezë e për të diskutuar çështje mbarë europiane si energjia, siguria, siguria ushqimore apo kërcënime të reja si siguria kibernetike. Në kuadrin e kësaj platforme, na duhet po kështu të nisim të mendojmë tani më mirë se vonë sesi do të angazhohet Rusia pasi sigurisht të përfundojë lufta në Ukrainë dhe kur integriteti territorial i Ukrainës të jetë i padiskutueshëm.

 

 

Për vendet e rajonit të Ballkanit, Edi Rama tha se është e rëndësishme që të kenë partner strategjik Turqinë, pavarësisht nëse i janë bashkuar ose jo sanksioneve ndaj Rusisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re