Ushtria turke ka emëruar gjeneralen e parë femër, është bërë e ditur sot në “Gazetën Zyrtare” të vendit.
Ozlem Yilmaz u gradua gjeneral brigade nga pozicioni i koloneles së lartë.
Tani ajo do të jetë nënkryetare e Akademisë së Xhandarmërisë dhe Rojës Bregdetare.
Avancimet e tjera përfshijnë dy gjeneralë lejtnantë, 16 gjeneralë majorë dhe 13 gjeneralë brigade.
Ndërkohë, gjeneral Arif Cetin do të vazhdojë të jetë në krye të Komandës së Përgjithshme të Xhandarmërisë.
Burimi: AA