​Kryeministri turk, Binali Yıldırım, ka deklaruar se përmes bashkëpunimit ndërkufitar Turqia është në bashkëpunim të ngushtë me Irakun në luftën kundër grupeve terroriste të ISIS-it dhe PKK-së.

Duke folur për mediat në Ankara, Yıldırım tha se, “Kurdo qoftë që lind nevoja, operacionet mbahen gjithmonë në Irakun e veriut. Ne jemi në kontakt të ngushtë me qeverinë e Irakut në lidhje me zhdukjen e plotë të ISIS-it nga rajoni dhe fshirjen e PKK-së”.

Kryeministri turk tha se shpresonte që Turqia të zhvillonte një bashkëpunim edhe më të mirë me Bagdadin në të ardhmen e afërt.

PKK, e listuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-të dhe BE-ja, rifilloi fushatën e saj të armatosur kundër Turqisë në korrik të vitit 2015, raporton aa.

Që atëherë, ajo ka qenë përgjegjëse për vdekjen e më shumë se 1.200 personave të personelit të sigurisë turke dhe civilëve, duke përfshirë një numër të grave dhe fëmijëve.

Të paktën 319 persona kanë humbur jetën në sulmet terroriste të ISIS-it në Turqi, ku organizata terroriste ka vënë në shënjestër civilët në bomba vetëvrasëse, sulme me raketa dhe armë.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re