Ambasadori i Italisë në Ankara, Massimo Gaiani të mërkurën tha se Turqia është partneri kryesor tregtar i Italisë midis vendeve në pellgun mesdhetar.

Duke folur në një aktivitet online të mbajtur nga ambasada italiane në kryeqytetin turk Ankara, me rastin e 2 qershorit, Ditën e Republikës së Italisë, Gaiani tha se miqësia midis popujve të të dy vendeve bashkon Italinë dhe Turqinë.

Gaiani tha se ai ka takuar njerëz nga segmente dhe mosha të ndryshme, gjë që përbën bazën e lidhjeve midis dy vendeve që kur erdhi në Turqi, duke theksuar se ata kanë krijuar marrëdhënie të prosperuara dhe të dobishme reciprokisht tregtare.

Duke kujtuar se Italia është partneri i dytë më i madh tregtar i Turqisë brenda BE-së, Gaiani vuri në dukje se Italia renditet e para midis vendeve që investojnë në Turqi.

“Si anëtar lojal të Aleancës Atlantike (NATO) dhe mbështetës aktivë të sistemit të paqes dhe sigurisë së OKB-së në kontekstin ndërkombëtar, ne përballemi me sfida të shumta globale së bashku. Ne duhet të bashkojmë përpjekjet tona për të mposhtur pandeminë dhe për të ringjallur ekonomitë tona”, shtoi ai.