Është përgjegjësi kolektive e komunitetit ndërkombëtar të ndalojë sulmet kundër civilëve të pafajshëm në Gaza dhe t’i japë fund pushtimit të territorit palestinez, tha sot Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Türkiyes.

Türkiye do të vazhdojë të bëjë çdo përpjekje në këtë drejtim, thuhet në një deklaratë të lëshuar pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare të udhëhequr nga presidenti Recep Tayyip Erdoğan.

Herët a vonë Izraeli do të duhet të përballet me pasojat e krimeve çnjerëzore që kreu në Gaza, thuhet në deklaratë.

“Për qeverinë izraelite dhe aktorët që mbështetën masakrën; Është rikujtuar se nëse këto akte të urryera nuk marrin fund menjëherë, ato mund të shkaktojnë një spirale dhune, efektet e së cilës do të zgjasin me breza dhe mund të përhapen jashtë rajonit”, shtoi Këshilli.

Këshilli tha se një paqe e qëndrueshme mund të jetë e mundur nëpërmjet krijimit të një shteti të pavarur dhe sovran palestinez, me Kudsin Lindor si kryeqytet, bazuar në kufijtë e vitit 1967.

Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re