Ministri turk i Rinisë dhe Sportit, Mehmet Muharrem Kasapoğlu, bashkë me një delegacion mori pjesë në ceremoninë e mbajtur në Anıtkabir, mauzoleun e Ataturkut në Ankara me rastin e 19 Majit, Ditës Përkujtimore të Ataturkut dhe Festën e Rinisë dhe Sportit.
Delegacioni nën kryesimin e ministrit Kasapoğlu mbërriti në mauzoleun e Ataturkut dhe pasi ministri vendosi kurorën me lule u mbajt qëndrim nderi dhe u intonua himni kombëtar.
Ministri i Rinisë dhe Sportit, Kasapoğlu pas ceremonisë shkroi në librin e përkujtimeve në mauzole:
“I dashur Ataturk, bashkë me të rinjtë tanë po festojmë sërish me entuziazëm dhe emocion datën e 19 majit në të cilën ju keni ndezur pishtarin e parë në rrugën që shkon në themelimin e Republikës së Turqisë. Në këto territore ku ju një shekull më parë luftuat për lirinë tonë, ne sot po me të njëjtën frymë po punojmë për Republikën dhe të ardhmen tonë. Të ardhmen e Turqisë dhe të rinjve tanë ne po e ndërtojmë sërish bashkë me të rinjtë”.
Më tej Kasapoğlu shkroi: “Me krenari dua të shpreh se bijtë e Republikës së Turqisë, të cilët ju keni theksuar duke thënë se ‘e gjithë shpresa ime është tek rinia‘, janë shpresa jo vetëm e vendit tonë, por e gjithë njerëzimit me virtytet e tyre si drejtësia, ndërgjegjja dhe mëshira. Me të rinjtë tanë që janë burim krenarie ne po marshojmë me idealin për një Turqi më të fortë dhe e shohim të ardhmen me shpresë”.
“Me nderin dhe mirënjohjen që jam anëtar i Republikës së Turqisë, për të cilën ju keni shprehur ‘vepra ime më e madhe‘ ju përkujtoj ju dhe bashkëluftëtarët tuaj heroikë me mëshirë dhe respekt”, tha ministri Kasapoğlu.
Pas nënshkrimit ai bëri një foto përpara mauzoleut Anıtkabir, me të rinjtë përfaqësues të ardhur nga 81 qyteteve të vendit dhe nga Qiproja Turke, me 20 të rinj nga 11 vende dhe me sportistë si dhe me personelin e ministrisë dhe përfaqësues të federatave.
Burimi: AA