Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan tha se vendet myslimane në rajon duhet të garantojnë mbijetesën e popullit palestinez dhe të veprojnë si garantues të paqes së qëndrueshme, transmeton Anadolu.

Fidan po fliste në Komitetin Ekzekutiv për Pjesëmarrje të Hapur të Organizatës së Bashkëpunimit Islam (OIC) të mbajtur në Jeddah të Arabisë Saudite.

Duke deklaruar se vendet muslimane duhet të veprojnë me besim dhe duke bërë thirrje për të sfiduar diskursin e imponuar “hegjemonist”, Fidan tha: “Më në fund, mendimi i Turqisë është se një mekanizëm i ri garancie duhet të hartohet dhe zbatohet. Vendet muslimane në rajon duhet të garantojnë mirëqenien dhe mbijetesën e popullit palestinez. Ata duhet të veprojnë si garantues të paqes së qëndrueshme.”

Ai vuri në dukje se ky mekanizëm ka potencialin për të krijuar një zonë paqeje dhe sigurie me Palestinën në qendër dhe tha: “Kjo do të jetë në përputhje me mbrojtjen ndërkombëtare që duhet t’u sigurohet palestinezëve, për të cilën ramë dakord”.

Ai theksoi se Izraeli dhe vendet e tjera duhet të kuptojnë se vonesa e paqes me palestinezët do të ketë një çmim.

“Ne duhet të thyejmë rrethin vicioz në të cilin Izraeli shtyp, merr kritika të ashpra nga ne dhe e bën botën ta harrojë atë duke kryer edhe një mizori tjetër. Ata janë mësuar me këtë model”, tha Fidan dhe vazhdoi:

Bota muslimane duhet të marrë vendime të guximshme dhe t’i zbatojë ato gradualisht, me vendosmëri, derisa të krijohet një shtet palestinez sovran, i pavarur dhe gjeografikisht i integruar me kryeqytet Al-Kudsin (Jerusalemin) Lindor.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re