Turqia ka përfunduar ndërtimin e një “muri sigurie” përgjatë kufirit të saj me Iranin.

Autoritetet turke filluan ndërtimin e një pengese 144 kilometra në maj 2017, si një mënyrë për të bllokuar lëvizjet ndërkufitare të anëtarëve të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), e cila është e ndaluar në Turqi.

I gjithë kufiri turko-iranian është i gjatë afërsisht 500 kilometra.

Gjithashtu, Turqia përfundoi ndërtimin e një muri të ngjashëm me beton të gjatë 764 kilometra në kufirin me Sirinë dy vjet më parë.

Ankaraja filloi projektin e një muri prej 826 kilometra përgjatë kufirit me Sirinë në 2015.

Qëllimi i projektit është të rrisë sigurinë e kufirit dhe të forcojë luftën kundër kontrabandës dhe kalimeve të paligjshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re