Me satelitin e sapolançuar Turksat 5A, satelitët aktivë të Turqisë në hapësirë do të rriten në shtatë, tha presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, duke shtuar se vendi ka siguruar të drejtat e tij orbitale për 30 vjet.

“Qëllimi ynë është që të vendosim Turksat 6A, satelitin e parë të komunikimit të prodhuar nga Turqia, në orbitë në vitin 2022”, tha Erdoğan në seancën speciale të Javës së Teknologjive Satelitore përmes videokonferencës në Vilën Vahdettin në Stamboll.

Ai shtoi se Turqia po planifikon të lançojë satelitin e saj vendas me rezolucion të lartë IMECE në hapësirë vitin e ardhshëm.

“Pra, ne e kemi rritur numrin e satelitëve aktivë në hapësirë në shtatë”, tha ai, duke iu referuar satelitit të sapolançuar Turksat 5A.

Turqia gjithashtu do të shpallë së shpejti Programin e saj Kombëtar Hapësinor 2021-2030, shtoi Erdoğan.

Sateliti Turksat 5A u lëshua sot në mëngjes nëpërmjet raketës së SpaceX Falcon 9 që u ngrit nga Stacioni i Forcave Ajrore në Cape Canaveral në shtetin amerikan Florida.