Turqia është goditur nga një tërmet i fortë mëngjesin e sotëm.

Tërmeti 5.1 i shkallës Rihter është regjistruar në provincën e Bursës.

Tërmeti me qendër në Detin Marmara u ndej edhe në afërsi të Stambollit.

#Earthquake (#deprem) possibly felt 7 sec ago in #Turkey (detected from @SismoDetector). Felt it? Tell us via:📱https://t.co/IbUfG7TFOL🌐https://t.co/AXvOM7I4Th🖥https://t.co/wPtMW5ND1t⚠ Automatic crowdsourced detection, not seismically verified yet. More info soon! pic.twitter.com/iFQM3XFFpW

— EMSC (@LastQuake) December 4, 2023

Sipas një raporti të lëshuar nga Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave, u përcaktua se tërmeti, 4.73 kilometra (3 milje) nga brigjet e rrethit Mudanya të Bursës, ndodhi në një thellësi prej rreth 8.98 kilometra (5.58 milje) nën sipërfaqen e detit. (AFAD).

Një tjetër tërmet me magnitudë 4.5 u regjistrua në të njëjtin vend 3 minuta më vonë.

Guvernatori i Bursës Mahmut Demirtaş tha për Anadolu Agency (AA): “Deri më tani nuk kemi marrë asnjë lajm negativ nga Mudanya dhe Gemlik. Megjithatë, ekipet përkatëse janë aktive në terren.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko