Turqia ka filluar të shkruajë një kapitull të ri në historinë e saj moderne ushtarake. Avioni ushtarak origjinal i Turqisë, Aeroplani Luftarak Kombëtar ka filluar testet e taksimit.
TF-X, i cili doli në pistë me motorët e tij, përfundoi me sukses testin.
Projekti Kombëtar i Avionëve Luftarak Turk po përparon me sukses. Avioni luftarak kombëtar, i cili kohët e fundit ndezi motorët për herë të parë, tashmë ka nisur provat e testimit.
Sipas informacioneve nga mediat turke, gjatë provës së zhvilluar të enjten, më 16 mars, TAI TF-X ka ndezur motorët e tij dhe ka dalë në pistë. Testi përfshinte ndezjen e motorëve dhe lëvizjen vetë duke avancuar përgjatë pistës në një distancë të caktuar. Turqia e shpalli testin të suksesshëm.
Fluturimi i parë do të jetë në vitin 2023
Projekti TAI TF-X, të cilin Turqia synon ta zhvillojë si aeroplanin e saj luftarak të gjeneratës së 5-të me burime kombëtare, u lançua më 5 gusht 2016. Ankaraja fillimisht kishte planifikuar që avioni të bënte fluturimin e tij të parë në vitin 2026. Megjithatë, Turqia është duke bërë përparim të shpejtë dhe tani thotë se fluturimi i parë do të jetë deri në fund të vitit 2023.
