Turqia i bëri thirrje Greqisë të ndalojë kthimin e azilkërkuesve nga kufijtë e saj.

Duke i bërë thirrje Athinës zyrtare dhe “të gjithë elementëve të përfshirë në kthimin” e migrantëve që t’i japin fund shkeljeve të ligjit ndërkombëtar dhe ligjit të Bashkimit Evropian (BE), si dhe të drejtave të njeriut dhe marrëveshjes së vitit 2016 midis BE-së dhe Turqisë, Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) turke lëshoi një deklaratë pas dy incidenteve të ndara në shkurt 23 dhe 24 shkurt kur forcat greke sulmuan grupe azilkërkuesish, morën gjërat e tyre me vlerë dhe i lanë të bllokuar në një ishull në lumin Maritsa që ndan dy vendet.

Në deklaratë thuhet se në dy rastet, autoritetet turke shpëtuan gjithsej 51 azilkërkues dhe migrantësh, përfshirë gra dhe fëmijë, duke shtuar se intervistat me ta kishin zbuluar se disa ishin shtetas të huaj që erdhën në Greqi përmes Serbisë dhe Bullgarisë dhe u kthyen prapa në Turqi.

Nga MPJ-ja turke citojnë gjithashtu një incident tjetër në të cilin forcat greke larguan 13 refugjatë afganë nga një kamp refugjatësh në ishullin grek Lesbos më 18 shkurt dhe i shtynë ata përsëri në Turqi pasi i rrahën dhe ua morën gjërat e tyre personale.

Mbi 80 mijë azilkërkues janë kthyer përsëri në Turqi në katër vitet e fundit, thuhet në deklaratë, duke akuzuar Greqinë për zbatimin e një “politike sistematike” për vite me radhë me përfshirjen e agjencisë kufitare të BE-së, FRONTEX.

Nga MPJ-ja turke gjithashtu i bëjnë thirrje BE-së të monitorojë zbatimin e ligjit të BE-së nga anëtarët e saj, si dhe Kartës së të Drejtave Themelore të BE-së “mbi bazën e dinjitetit njerëzor”.

Turqia ka qenë një pikë e rëndësishme transiti për azilkërkuesit që duan të kalojnë në Evropë për të filluar jetë të reja, veçanërisht ata që ikin nga lufta dhe persekutimi.

Turqia strehon rreth 4 milionë refugjatë, përfshirë mbi 3,6 milionë sirianë, më shumë se çdo vend tjetër në botë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re