Kryeministri Binali Jëlldërëm (Yildirim), zhvilloi një bisedë telefonike me Zëvendëpresidentin e parë të Iranit, Is’hak Xhihangiri.
Sipas informatave e marra nga burimet pranë Kryeministrisë, Kryeministri Jëlldërëm gjatë bisedës shprehu ngushëllime për humbjen e jetëve të qytetarëve iranian në tërmetin që ra në një zonë në afërsi të kufirit Irak-Iran e që tronditi të dyja vendet fqinje.
Duke e bërë të ditur se ndodhet pranë Iranit në këtë ditë të vështirë, shefi i qeverisë turke uroi që të mos përsëriten më dhimbjet e tilla.
Jëlldërëm gjithashtu tha se Turqia është e gatshme për të ndihmuar në fashimin e plagëve në rast se shfaqet nevoja.
Ndërkaq Zëvendëpresidenti i parë i Iranit, Is’hak Xhihangiri falënderoi Kryeministri Jëlldërëm për telefonatë dhe shtoi se do ta informoj në qoftë se shfaqet nevoja për ndonjë ndihmë. //.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re