Dy vendet që janë duke perjetuar momente te veshtira ne keto momente jane pikerisht Italia dhe Spanja. Para disa ditesh Turqia i ka dërguar produkte të ndihmës mjekësore ketyre dy vendeve

Agjencia e lajmeve Anadolu ka raportuar se një avionin ushtarak për mallra është nisur nga aeroporti ushtarak Etimesgut në Ankara.

Ai është ngarkuar me mijëra produkte të ndihmës mjekësore të tilla si maska, veshje mbrojtëse dhe dezinfektues antibakteriale të cilat janë të prodhuara në vend.

Një detaj që ra në sy ishte se mbi kutitë e ndihmës është vendosur një letër ku është shkruar në gjuhën italiane dhe spanjolle një shprehje e poetit Xhelaludin Mevlana (Rumi).

“Pas dëshpërimit ka shumë shpresë. Pas errësirës ka shumë diell”

Avioni i nisur me ndihmat e Turqisë nga Ankaraja fillimisht shkoi në Spanjë dhe më pas nga aty në Itali.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko