Vaksinat antiCOVID në fjalë, një premtim i Presidentit Recep Tayyip Erdogan gjatë vizitës që anëtarët e Këshillit Presidencial të Bosnjë-Hercegovinës realizuan më 16 mars në Ankara, u dërguan në aeroportin ndërkombëtar të kryeqytetit Sarajevë me një avion ambulancë.

Ministri i Sigurisë së Bosnjë-Hercegovinës, Selmo Cikotic, falënderoi Presidentin Erdogan dhe popullin turk gjatë një konference për shtyp të mbajtur në aeroport.

“Turqia, si gjithmonë, tregoi edhe sot se është e gatshme të na mbështesë”, tha Cikotic mes të tjerash.

Ndërsa i ngarkuari me punë i Turqisë në Sarajevë, Ozgur Sahin, deklaroi se pas udhëzimeve të Presidentit Erdogan, ai kontaktoi menjëherë autoritetet e Bosnjës-Hercegovinës për ta mbështetur këtë vend në luftën kundër pandemisë.

“Mbështetja e Turqisë për Bosnjë-Hercegovinën do të vazhdojë”, theksoi diplomati turk.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re