Skip to content

Turqia kërkon sqarime nga Rusia, shkaktar terroristi Mihraç Ural


thumbs b c e87850dc277f458546c5f7a0f216dc09

Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë kërkon sqarime nga Rusia, pasi që në mesin e pjesëmarrësve të Kongresit në Soçi është parë terroristi Mihraç Ural, transmeton AA.

Sipas informacioneve të marra nga burime diplomatike, mësohet se delegacioni zyrtar që ndjek në emër të Turqisë Kongresin në Soçi, ka vërejtur liderin e organizatës terroriste ‘Acilciler THKP-C‘, terroristin Mihraç Ural i cili është i akuzuar për sulmin terrorist në vitin 2013 në Hatay/Reyhanli ku u vranë 52 persona.

Më pas delegacioni ka ndjekur veprimet e mëtejshme në praninë e Ministrisë së Jashtme dhe të Mbrojtjes të Federatës Ruse e cila organizon këtë aktivitet.

Delegacioni ka regjistruar shqetësimin dhe ka kërkuar sqarime në lidhje me praninë e këtij personi në Kongres, emri i të cilit nuk ka qenë në listën e të ftuarve që i është paraqitur Turqisë.

Autoritetet ruse kanë njoftuar se do ta shqyrtojnë menjëherë çështjen dhe do të japin sqarime lidhur me rastin.//