Turqia konfirmoi vullnetin maksimal dhe premtimin public për të dhënë një ndihmë të madhe për rindertimin e zonave të dëmtuara nga tërmeti në Shqiperi.

Edhe në konferencën e donatoreve, Ankaraja zyrtare e konfirmoi angazhimin për një fond relativisht të madh për këtë proces në Shqiperi.

Bëhet fjalë për një shumë të përafërt me 46.3 milionë euro, cka do të përkthehet në mbi 500 shtëpi të ndërtuara vete e po ashtu të gjitha investimet në infrastructure në këtë zonë ku do bëhen ndërtimet.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re