Në orën 9.05 këtë mëngjes, në kohën kur vdiq Ataturku, aktivitetet e përditshme rreth Turqisë u ndaluan për dy minuta.

Këtë të shtunë shënohet 80-vjetori i vdekjes së Mustafa Kemal Ataturkut, të quajturit si themeluesi i Republikës moderne të Turqisë

Veprimtaria qendrore u zhvillua në mauzoleun Anatkabir Ataturk në Ankara, ku morën pjesë Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dhe delegacionet.

Erdogan vendosi aty një kurorë pikërisht në në 9:05 pm, në një kohë kur Ataturku vdiq, nën rënien e sirenave.

Ataturku ishte njeriu që shënoi kalimin e Turqisë nga shtet perandorak në republikan. Ai morri famë të madhe me betejën e Çanakalesë, por në kushte paqeje një pjesë e mendimit fetar, politik e shoqëror turk e sheh në mënyrë kritike modelin e tij.

Modeli Erdogan përbën diçka krejt të kundërt me modelin Ataturk, por vetë udhëheqësi aktual turk është treguar respektues e nderues i figurës së tij me konotacion të fortë kombëtar.

Për shumë arsye, nëse Ataturk do ishte gjallë, ata kurrë nuk mund të pajtoheshin, përveçse në një pikë: dashurinë për kombin dhe zhvillimin e Turqinë     

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re