Ministri i Jashtëm turk i dha një përgjigje indirekte kërkesës së Ukrainës në lidhje me mbylljen e ngushticës së Bosforit, rrugëkalimi i vetëm i anijeve për në Detin e Zi, ku kalojnë dhe ato ushtarake ruse.

“Vetëm nëse gjykohet se Turqia është në luftë, ngushtica e Bosforit do të mbyllet,” u tha Mevlüt Çavuşololulu gazetarëve turq në Kazakistan.

Kreu i diplomacisë turke tha se autoritetet po studiojnë çështjen pas kërkesës zyrtare të Ukrainës dhe theksoi se nenet janë mjaft të qarta dhe se Turqia do të zbatojë pa hezitim Konventën e Montreux, si deri më sot, por sqaroi se edhe Rusia ka, sipas Konventës së në fjalë, të drejtën e kthimit të anijeve të saj në bazën e tyre.

Nga ana tjetër, Turqia ka dënuar pa ekuivok sulmin rus ndaj Ukrainës, ndërkohë që kohë më parë edhe do furnizonte këtë vend me dronët e saj luftarakë të avancuar, si dhe do lidhte ndër shumë marrëveshje, edhe të tilla ushtarake.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re