Turqiaç ka rikujtuar 30 nga qytetarët e saj, përfshirë 16 fëmijë, të cilët u masakruan nga grupi terrorist PKK në vitin 1987 në provincën juglindore Mardin.

Ceremonia e përkujtimit u zhvillua në fshatin Pinarcik të rrethit Omerli, ku ndodhi masakra. Në ceremoni morën pjesë personalitete të larta ushtarake dhe civile vendase.

Duke iu drejtuar ceremonisë, guvernatori i qarkut, Huzeyfe Cakmak, theksoi se “fytyra e shëmtuar dhe e errët” e terrorizmit nuk do të harrohet kurrë.

“Me operacione të suksesshme, shteti ynë po lufton terrorizmin me të gjitha forcat e tij”, shtoi ai.

Huseyin Altindag, kryebashkiak i qarkut Omerli, shfaqi shpresën se vendi dhe qytetarët e tij nuk do të përjetojnë më kurrë dhimbje të tilla.

Seyhmus Yavuz, 82 vjeç, një roje fshati në pension, kujton se ai humbi 17 nga të afërmit e tij, duke përfshirë pesë nga fëmijët e tij dhe dy vëllezër, në sulm.

Në fushatën e saj terroriste mbi 35-vjeçare kundër Türkiye-s, PKK-ja e listuar si një organizatë terroriste nga Türkiye, SHBA dhe Bashkimi Evropian (BE), ka qenë përgjegjëse për vdekjen e mbi 40 mijë njerëzve, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja. YPG-ja është dega siriane e PKK-së.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re