Turistët polakë nuk do të kenë më nevojë për vizë për të vizituar Turqinë, sipas Gazetës Zyrtare të vendit.

Shfuqizimi i vizave u miratua për qëllime turistike dhe kalimet tranzite me një periudhë maksimale qëndrimi prej 90 ditësh brenda 180 ditëve.

Turqia dhe Polonia kanë marrëdhënie të forta, kurse krerët e tyre shprehin vullnetin për të krijuar një këshill të nivelit të lartë të partneritetit strategjik për të forcuar më tej raportet dypalëshe.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re