Një zyrtar i fondacioni humanitar turk IHH tha se ata ndërtuan 14 mijë shtëpi për sirianët që janë në kushte dëshpëruese për shkak të luftës civile në vazhdim gjatë vitit 2020.

Falë projekteve të banimit prej betoni të armuar dhe briketash të Fondacionit të Ndihmës Humanitare (IHH) me qendër në Stamboll, mijëra familje kanë gjetur mundësinë për të jetuar në shtëpi të ngrohta sesa në çadra të improvizuara.

Në total 14 mijë shtëpi u dorëzuan, ndërsa ndërtimi i 6 mijë shtëpive prej betoni të armuar vazhdon, deklaroi të Selim Tosun, menaxheri i medias në IHH për Sirinë.

“Shtëpi të ngrohta u siguruan mijëra familjeve në 39 zona të ndryshme”, tha Tosun, duke shtuar se ato janë aktiv në rajon “për të shëruar plagët e viktimave të luftës”.

IHH ka kryer përpjekje për t’u siguruar sirianëve ushqim, shërbime shëndetësore, strehim dhe arsimim që kur shpërtheu lufta në vendin e Lindjes së Mesme në vitin 2011.

“Ne hapëm dy universitete, 40 shkolla, gjashtë kopshte, një shkollë për infermiere dhe një qendër rehabilitimi”, tha Tosun. “Deri në 15 mijë nxënës arsimohen në këto shkolla”, shtoi ai.

Duke theksuar nevojën për shërbime të kujdesit shëndetësor në rajon, ai tha se IHH ka ndërtuar gjithashtu 11 objekte mjekësore, 44 qendra shëndetësore dhe tre qendra protezë deri më sot.

“Njëzet e tre spitale rajonale gjithashtu mbështeten rregullisht”, tha ai, duke siguruar vazhdimin e ndihmës edhe këtë vit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re