Turqia në tre muajt e fundit ka eksportuar fëstëkë në 80 vende në vlerë prej 36.8 milionë dollarë të prodhuar në provincën e saj juglindore Şanliurfa.
Sipas të dhënave të mbledhura nga AA nga Shoqata e Eksportuesve të Anadollit Juglindor, shifra është rritur 73 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Në vitin 2020, vlera e eksporteve të fëstëkut ka qenë 90.4 milionë dollarë.
Për nga sasia, Italia ishte importuesi kryesor i fëstëkut me 661 mijë tonë, pasuar nga Gjermania dhe Izraeli me 629 mijë dhe 254 mijë tonë.
Isa Kizildemir, kreu i Bursës së Mallrave të Sanliurfa, tha se pavarësisht pandemisë në mbarë botën, fermerët në provincë nuk hoqën dorë nga prodhimi.
Shpresojmë që deri në fund të vitit, sektori në fjalë do të vendos një rekord të ri, shtoi ai.
