Skip to content

Turqia në zgjedhje lokale, të parat pas kalimit në sistemin presidencial

645x344 turkey heads to polls to vote in municipal elections 1554018389574

Siç raporton AA, betejën kryesore zgjedhore do ta zhvillojnë Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), Partia Popullore Republikane (CHP), Partia Lëvizja Nacionaliste (MHP), Partia İYİ dhe Partia Demokratike e Popujve (HDP).

Një detaj interesant i këtyre zgjedhjeve është fakti se nga ora 6:00 deri në ora 24:00, do të jetë e ndaluar shitja e alkoolit dhe shërbimi e pirja e tij në vende publike.

Presidenti Erdogan ka bërë sërish një prej atyre fushatave të tij të fuqishme, e rezultati pritet të jetë një tjetër test i pushtetit të tij.