Dy avionë ushtarakë me ilaçe dhe produkte mjekësore për Gazën janë nisur nga Türkiye drejt Egjiptit.

Në kuadër të ndihmave të Türkiye-s për Gazën, avioni i parë me ilaçe dhe produkte mjekësore për Gazën u nis nga aeroporti ushtarak “Etimesgut” në Ankara në orën 09:00 sipas kohës lokale.

Në kuadër të ndihmave, avioni i dytë u nis në orën 12:00 drejt aeroportit “El-Arish” të Egjiptit, ndërsa njoftohet se brenda ditës drejt Egjiptit do të nisen edhe dy avionë të tjerë.

Dje nga aeroporti “Esenboğa” në Ankara u nis drejt Egjiptit avioni presidencial i Türkiye-s i cili transportoi ilaçe dhe produkte mjekësore për Gazën si dhe 20 ekspertë shëndetësorë.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re