Ministria e Mbrojtjes e Turqisë tha se vendi nuk do të qëndrojë i heshtur para sulmeve të Armenisë ndaj civilëve në Azerbajxhan.

“Kjo foshnjë e vogël u vra në gjumë nga Ushtria Armene, duke përdorur një raketë balistike”, thuhet në postimin e ministrisënë Twitter, duke bashkangjitur një foto të një foshnje të vrarë në qytetin Ganja.

“Gjuha, feja dhe vendet tona mund të jenë të ndryshme, por kjo foto është e mjaftueshme për të djegur të gjitha zemrat tona!” thuhet gjithashtu në postim.

“Ndoshta ju e shihni këtë foto për herë të parë, por azerbajxhanasit kanë jetuar me të njëjtën foto për 30 vjet”, thonë gjithashtu nga Ministria e Mbrojtjes e Turqisë, duke shpërndarë dy fotografi të tjera të foshnjave të vrara, njëra në vitin 1992 në Kholajy, tjetra foto shkrepur së fundmi në Ganja.

Nga ministria theksojnë se Armenia ka vazhduar me vrasjen e foshnjave për 30 vjet, siç bëri në Khojaly.

“Nëse ka njerëz që mund ta shohin këtë pamje dhe të heshtin, atëherë heshtni! Ne nuk do të heshtim!” thuhet gjithashtu në postimin e ministrisë.

Sulmet e Armenisë ndaj Azerbajxhanit

Të paktën 13 civilë u vranë, përfshirë katër gra dhe tre të mitur, ndërsa rreth 50 të tjerë u plagosën, kur raketat armene goditën qytetin Ganja në orët e para të së shtunës.

Rreth 20 gra dhe pesë të mitur janë gjithashtu në mesin e të plagosurve, ndërsa dy fëmijë janë ende të zhdukur, njoftuan nga Prokuroria e Përgjithshme e Azerbajxhanit.

Gjatë sulmin u shkatërruan më shumë se 20 shtëpi.

Ky ishte sulmi i dytë vdekjeprurës i Armenisë ndaj qytetin Ganja në më pak se një javë, ndërsa zona ndodhet larg vijës së frontit dhe ka një popullsi prej gjysmë milioni.

Përpos qytetit Ganja, një hidrocentral në qytetin Mingachevir ishte gjithashtu në shënjestër të ushtrisë armene në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës, por raketat u neutralizuan nga mbrojtja ajrore e Azerbajxhanit.

Që kur përplasjet e reja shpërthyen midis dy vendeve më 27 shtator, Armenia ka vazhduar sulmet ndaj civilëve dhe forcave azerbajxhanase.

Deri më sot, Armenia ka vrarë të paktën 60 civilë azerbajxhanas dhe ka plagosur 270 të tjerë, sipas zyrtarëve të Azerbajxhanit.

Sipas Prokurorisë së Përgjithshme të Azerbajxhanit, numri i shtëpive të dëmtuara në sulmet armene ka arritur në 1.704, së bashku me 90 ndërtesa banimi dhe 327 objekte civile.

AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re