Ministria e Punëve të Jashtme lëshoi një deklaratë në llogarinë e saj në median sociale në lidhje me ngjarjet që çuan në vrasjen e dhjetëra-mijëra myslimanëve turq në Gadishullin e Moresë (Peloponez) dhe që në histori kanë hyrë si “Masakra e Tripolit“.

Pasi vë në dukje se kanë kaluar 200 vjet që kur dhjetëra-mijëra turq u vranë brutalisht në Tripoli, Ministria e Jashtme e vijon kështu deklaratën e saj:

“Kjo masakër çnjerëzore, e cila synonte të mos linte as edhe një turk të vetëm të gjallë në Peloponez, është shkruar si një njollë e zezë në histori”. 

“Ata, që në çdo rast lajthitin për t’u dhënë leksione të tjerëve duke shtrembëruar faktet historike, duhet ta dinë se mizoritë e tyre nuk do të harrohen kurrë dhe duhet të përballen sinqerisht me të vërtetat”,- përfundon deklarata e Ministrisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re