Skip to content

Turqia plotëson 7 përqind të importeve të produkteve bujqësore organike të BE-së

Turqia plotëson 7 për qind të importeve të produkteve bujqësore organike të Bashkimit Evropian (BE), duke dalë si një udhëheqës në këtë sektor.

Sipas të dhënave të përpiluara nga AA nga Ministria e Bujqësisë dhe Pyjeve të Turqisë, vendi eksporton 235 produkte të ndryshme bujqësore organike në vendet e huaja.

Vitin e kaluar, Turqia ishte furnizuesi i gjashtë më i madh i produkteve bujqësore organike për BE, duke eksportuar 211 tonë produkte.

Pavarësisht pandemisë, Turqia arriti të prodhojë 1,6 milionë tonë produkte bujqësore organike vitin e kaluar.

Produktet bujqësore kryesore organike të vendit janë fiqtë e thatë, kajsitë e thata, rrushi i thatë, gruri, ulliri, lajthia, arra, fëstëkët, bimët aromatike mjekësore, pambuku, frutat e manave, frutat e freskëta dhe perimet e papërpunuara.

Turqia gjithashtu prodhon produkte organike të përpunuara të tilla si lëng, fruta-perime të ngrira dhe vaj ulliri.

Vendi ka mbështetur fermerët që prodhojnë agro-prodhime organike që nga viti 2005.

Të dhënat e ministrisë tregojnë se Turqia renditet e 18-ta në botë për nga madhësia e tokave bujqësore organike, por e shtata për sa i përket numrit të prodhuesve të produkteve bujqësore organike globalisht dhe e para në BE.