Ministri i Drejtësisë i Turqisë, Abdulhamit Gul deklaroi se në kuadër të bashkëpunimit reciprok juridik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe marrëveshjeve ndërkombëtare, kreu i organizatës terroriste FETO, Fetullah Gulen, duhet të ekstradohet në Turqi.
“Në parim, bazuar në bashkëpunimin reciprok juridik që kemi me SHBA-të dhe marrëveshjet ndërkombëtare, Fetullah Gulen duhet të ekstradohet, sepse marrëveshja kërkon vetëm shkak të zakonshëm për ekstradim. Domethënë, sipas marrëveshjeve ndërkombëtare mes nesh për ekstradim mjafton një shkak i zakonshëm, pa pasur domosdoshmërisht nevojë për ndonjë dokument që tregon fajësinë e tij”, tha Gul.
Ai theksoi se SHBA-së i janë dorëzuar afër 100 dosje, dokumente, deklarata, pranime faji dhe prova nga gjykata për ekstradimin e Gulenit.
Organizata terroriste FETO dhe udhëheqësi i saj me banim në SHBA, Fetullah Gulen, orkestruan tentativën e grusht shtetit të vitit të kaluar, që shkaktoi vdekjen e 250 personave dhe plagosjen e rreth 2 200 të tjerëve.s.n
The post Turqia presion SHBA-së: Nëse doni bashkëpunim ekstradoni Gulenin! appeared first on .

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re